Nga: ZONJA VJOLLCA*

250 gr makarona
250 gr domate qershi
50 gr ullinj të zi
3 qepë të njoma
1 kastravec
80 gr djathë të bardhë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull vere të bardhë
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 7-8 minuta. I lëmë të ftohen, më pas i trazojmë në një tas me kastravecat e prerë në kubikë të vegjël, qepët e njoma dhe ullinjtë të prerë në unaza, domatet qershi dhe djathë të bardhë të prerë në kubikë. Në fund shtojmë vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe piperin e zi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: