Nga Zonja Katerina
Përbërësit

5-6 qepë të njoma, 3-4 hudhra të njoma, 2 tufa koper, 1 tufë majdanoz, 1 kg spinaq, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Kaurdisim me vaj ulliri qepët e njomë dhe hudhrat e njoma të prera në unaza të holla. Më pas shtojmë spinaqin dhe e lemë derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Në fund shtojmë majdanozin dhe koperën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi sallatën gati për ta servirur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb