Nga: ZONJA KATERINA

5-6 vezë, 5-6 patate, 5-6 panxharë, 5-6 karrota, 1 limon, 300 gr majonezë, Kripë, piper, Vaj ulliri, uthull, Kopër, qepë të njoma

Vendosim perimet dhe vezët të ziejnë.

Presim patatet e ziera në kubikë dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper, lëng limoni dhe pak qepë të njoma. Karrotat i presim në unaza dhe i vendosim në një enë spërkatur me pak lëng limoni, kripë dhe piper. Në tasin ku kemi vendosur panxharin shtojmë pak uthull, vaj ulliri dhe kripë. Vezët i ndajmë të bardhat nga të verdhat dhe i grijmë në rende veç e veç.

Marrim një formë keku dhe e pudrosim me pak kopër. Vendosim një shtresë të parë me të verdhat e vezëve, më pas një shtresë tjetër me të bardhat e vezëve, një shtresë me majonezë, një shtresë me karrota, një shtresë me panxhar, përsëri një shtresë me majonezë dhe një shtresë me patate. E vendosim në frigorifer të mpikset dhe e kemi gati për ta servirur.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: