Nga: ZONJA VJOLLCA
150 gr bishtaja
4-5 patate të vogla
30 gr gjalpë
3-4 degë borzilok
4 lgj vaj ulliri
2 domate (alternativë)
125 gr mocarela

Fillimisht pastrojmë bishtajat dhe i presim ato në gjatësi 2 cm. Qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë ose në feta rrumbullake. Vendosim një tenxhere me ujë të vluar me 1 lgj sodë buke dhe ziejmë bishtajat për 7-8 minuta. Më pas i vendosim në ujë me akull për të ndërprerë procesin e zierjes. Shkrijmë gjalpin dhe skuqim patatet derisa sa të zverdhen. Në një enë vendosim gjethet e borzilokut, vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi dhe i kalojmë në një blender duke i kthyer në krem. Vendosim në një tas më pas patatet, bishtajat, domatet, djathin mocarela dhe i spërkasim në fund me peston e borzilokut.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb