Nga: ZONJA KATREINA
300 gr kuinoa, 1 lgj goxhiberi, 2 lgj lëng limoni, 1 lgj lëkurë limoni, 1 lç kerri, 1 spec djegës, 1 thelpi hudhër, 3-4 fleta acuge
Kripë, piper, majdanoz
Ziejmë në ujë të ngrohtë në temperaturë mesatare kuinoan në raportin 1 me 2 për 15 minuta. E vendosim më pas kuinoan në një tas kus shtojmë hudhrën të grirë imët, goxhiberrin, cipën dhe lëngun e limonit, specin djegës, kerrin, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë vajin e ullirit dhe e servirim sallatën me acuge dhe majdanoz të freskët.
(vila24/BalkanWeb)