Nga: ZONJA VJOLLCA*
SALLATE ME MAKARONA DHE KARKALECA

320 gr makarona
200 gr spinaq
2 kunguj të njomë
½ lëng limoni
Lëkura e 1 limoni
300 gr karkaleca
20 gr ullinj të zi
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë për 8-10 minuta. Në një tas të madh vendosim gjethet e spinaqit, kungujt të prerë në feta të holla, ullinjtë të prerë në unaza dhe lëkurën e një limoni. E spërkasim me lëngun e limonit duke shtuar dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri. Më pas kullojmë makaronat dhe i shtojmë të ngrohta në tas duke i trazuar me lugë druri. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri vendosim karkalecat. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe i trazojmë për 2-3 minuta derisa të fillojnë të ndryshojnë ngjyrë. Shtojmë karkalecat në sallatën e makaronave, pak kripë dhe piper të zi dhe e servirim menjëherë.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb