Nga: ZONJA VJOLLCA*
SALLATE ME PANXHAR

250 gr panxhar
200 gr sallatë jeshile
1 portokall
30 gr arra
50 ml lëng panxhari
50 gr djathë të bardhë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle lëng limoni
Qërojmë dhe presim panxharin në dy pjesë, e vendosim në tenxhere me ujë dhe e lemë të ziejë për 25 minuta. Lajmë dhe presim sallatën jeshile me dorë dhe mbi të vendosim panxharin të prerë në feta. Përziejmë në një tas lëngun e portokallit me një pjesë të lëngut të panxharit, kripë, pak lëng limoni dhe vaj ulliri dhe marinojmë sallatën. E servirim duke vendosur kubikë djathi të bardhë dhe thelpinj arrash.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb