NGA ZONJA KATERINA
Perbërësit

5-6 panxharë, 200 gr kos të kulluar, 3 lgj majonezë, 1 thelpi hudhër, 2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, 2-3 qepë të njoma, 100 gr arra.
1 shegë për servirje

Përgatitja

Ziejmë panxharin në ujë të vluar me kripë dhe më pas e presim panxharin në forma sipas dëshirës.

Përgatisim salcën duke përzier kosin me majonezën, vajin, kripën, piperin dhe hudhrën të prerë në fetëza ose të grirë në rende.

E shtojmë salcën tek panxhari dhe e përziejmë mirë. Në fund shtojmë qepët e njoma të grira hollë dhe arrat e copëtuara. E vendosim në një sallatiere duke shtuar dhe kokrrat e shegës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb