NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

4 panxhar të zier
400 gr qiqra të ziera
4-5 cm xhinxhër
4 lgj vaj ulliri
2 lgj uthull molle
1 thelpi hudhër
Kripë, piper i zi

Pergatitja

Vendosim panxharin të ziejë për 30 minuta, e qërojmë më pas dhe e presim në feta me trashësi 0.5 cm, më pas i presim ato në shkopinj me po atë trashësi 0.5 cm.

Vendosim panxharin në një tas, shtojmë qiqrat e ziera dhe i përziejmë mirë. Në një tas vendosim vajin e ullirit, 2 lugë uthull molle, shtypim 1 thelpi hudhër dhe grijmë në rende shumë imët xhinxhërën. Shtojmë kripë dhe piper të zi, e përziejmë mirë sa të marrë trajtën e një salce marinuese dhe e shtojmë në sallatën me panxhar dhe qiqra.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb