NGA ZONJA VJOLLCA*

 

3 panxhar

1 lugë kafeje kumin

1 lugë kafeje kripë

2 lugë gjelle uthull balsamike

1 lugë gjelle salcë soje

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e kuqe

100 gr proshutë e tymosur

100 gr djathë dhie

1 kungull

Borzilok

Piper i zi

 

Fillimisht ziejmë panxharin për 20 minuta në ujë me kripë dhe kumin. E lemë të ftohet pak dhe më pas qërojmë lëkurën dhe e presim në feta të hollë. I vendosim fetët e panxharit në një pjatë të cekët. Kauërdisim në tigan qepën të prerë në kubikë të vegjël si dhe proshutën e tymosur. Sapo proshuta të marrë ngjyrë të kuqerremtë dhe të jetë bërë krokante shtojmë kungullin të prerë në kubikë. E lemë të ziejë për 4 minuta. Të gjithë përbërësit i vendosim mbi panxhar duke shtuar djathin në fund. E spërkasim me uthull balsamike, vaj ulliri, salcë soje, kripë dhe piper.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb