Nga: ZONJA KATERINA
600 gr patate
2 fileto pule
100 gr finok
1 kokërr limon
3-4 lgj vaj ulliri
1 lgj mustardë
1 lgj kaperi ose ullinj
1 tufëz koper
1-2 qepë të njoma
2-3 thelpinj hudhër
1 gotë verë të bardhë
3-4 domate të pjekura
2 lgj gjalpë
Cipë limoni
Vaj ulliri
Kripë, piper, borzilok

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë, më pas i lemë të ftohen dhe i presim në kubikë. I vendosim patatet në një tas ku hedhim vajin e ullirit, kaperin ose ullinjtë të prerë në feta, cipën dhe lëngun e 1 limoni dhe mustardën. Presim finokun në fetëza të holla, e marinojmë me pak vaj, kripë dhe piper dhe e shtojmë tek tasi ku kemi vendosur përbërësit e tjerë. Në një tigan që nuk ngjit vendosim filetot e pulës të marinuar me kripë, piper dhe pak vaj dhe i skuqim nga të dyja anët.

I largojmë filetot e gatuara nga tigani dhe i vendosim në një pjatancë. Në po atë tigan shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët e njoma të grira hollë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas i shuajmë qepët me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë hudhrat e grira hollë ose të shtrypura, domatet të prera në kubikë të vegjël dhe pak lëng limoni. E lemë salcën të marrë 2-3 valë dhe më pas shtojmë pak gjalpë. Në fund bëjmë servirjen e sallatës duke vendosur në një pjatancë të madhe fillimisht patatet e marinuara, filetot e prera në feta dhe lartë salcën e përgatitur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb