NGA ZONJA VJOLLCA

 

600 gr patate

1 tufë rrepa të bardha

3 qepë të njoma

100 ml lëng mishi

1 lugë supe mustardë

4 lugë gjelle uthull e bardhë

Kripë

Piper

 

Fillimisht ziejmë patatet për 25 minuta me gjithë lëkurë, më pas heqim lëkurën dhe i presim në feta. Qepët e njoma i presim hollë në mënyrë të tërthortë me gjithë bishta dhe i vendosim në një tas mbi patatet. Shtojmë në tas dhe rrepat e prera në feta. Në një tigan të vogël ziejmë lëngun e mishit me uthullën, mustardën, kripë dhe piper. Më pas marinadën e përgatitur e shtojmë në tas, e trazojmë mirë duke hedhur dhe pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: