Nga: ZONJA KATERINA


3-4 speca me ngjyra të ndryshme
2-3 patëllxhanë
1-2 domate
4-5 thelpinj hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
2-3 lgj uthull balsamike
1 tufë nenexhik
Kripë, piper


Presim specat në mes, i spërkasim me kripë, piper dhe pak vaj dhe i vendosim të piqen në zgarë të furrës. Pasi të piqen i lemë mbuluar për 2 minuta me kapak dhe më pas u largojmë lëkurën dhe i presim në shirita.


Patëllxhanët i presim në feta të hollë, i spërkasim me kripë dhe i vendosim të piqen në një tigan që nuk ngjt me pak vaj dhe me kapak mbuluar.

I vendosim perimet e pjekura në një sallatirere ku shtojmë dhe domatet të prera në kubike. Në një enë vendosim hudhrat e grira imët, nenexhikun, vajin e ullirit dhe uthullën balkamie. E trazojmë mirë duke i shtypur hudhrat derisa të bëhet një salcë kremoze dhe e shtojmë mbi sallatë.
(Vila24/BalkanWeb)