Nga: Znj.Vjollca*
SALLATE ME PULE

400 gr. fileto pule
Sallate jeshile
200 gr. rukola
200 gr. rrepa te kuq
200 gr. finok
Rodikio
Kripe
Piper
Vaj ulliri
Limon

Pergatitja

Marinojmë filetot e pulës me kripë dhe piper duke i shtuar dhe vaj ulliri.I lëmë për afro 30 minuta të pushojnë. Më pas i kalojmë në tigan të parangrohur duke i lënë të skuqen për pak minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Në një enë tjetër shtojmë uthull, hedhim kripën, vajin e ullirit dhe më pas lëngun e limonit. I trazojmë së bashku deri sa të bëhen homogjene. Në këtë mënyrë në enën e servirjes së sallatës aty ku më parë kemi grirë së bashku sallatën jeshile, rrepat e kuq, lakrën e kuqe dhe një gjysmë kokërr mollë, shtojmë dhe filetot e pulës që i kaluam më parë në tigan, të prera për së gjati. Mbi të gjithë masën e përgatitur shtojmë lëngun dhe në këtë mënyrë sallata është gati.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb