Nga: ZONJA VJOLLCA
1 tufë rrepa të kuqe
1 fetë shalqi
1 qepë e vogël e kuqe
150 rukola
½ tufë majdanoz
2 lç fara susami
1 copë xhinxhër e freskët
1 limon jeshil
1 lgj salcë soje
2 lgj vaj vaj ulliri
1 lgj vaj susami
Salcë djegëse
100 gr djath pice

Fillimisht presim rrepat e kuqe në feta, fetën e shalqirit pa lëkurë e presim ne kutia ose në toptha të vegjël. Qërojme qepën dhe e presim ate në kubikë te vegjel. Në një tigan pa yndyrë skuqim pak farat e susamit. Në një tas vendosim xhinxhër të grirë, lëng limoni, salcë soje, pak salcë djegëse dhe vaj ulliri dhe e trazojmë mirë. Vendosim në një pjatë rukolen, majdanozin, shalqirin, rrepat e kuqe dhe qepën. I trazojmë duke shtuar më pas salcën marinuese. Në fund shtojmë disa thërrime djathi dhe farat e susamit.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb