Nga: ZONJA KATERINA


2 kokrra shegë
½ lëng shege
1 mollë jeshile
Sallatë jeshile
Rukola
Spinaq
Qepë të njoma
Djathë kaçkavall
Mustardë
Vaj ulliri
Uthull
Kripë, piper


Ndajmë fillimisht shegët nga kokrrat duke mbajtur një gjysëm shege për ta shtrydhur dhe për të marinuar më pas sallatën. Pasi ti kemi larë të gjithë jeshillëqet i vendosim në një sallatiere duke shtuar në fund kokrrat e shegës dhe djathin kaçkavall të prerë në kubikë. Në një enë trazojmë salcën marinuese: mustardë, lëng shege, vaj ulliri, uthull, kripë dhe piper. E trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën.
(Vila24/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb