Nga: ZONJA VJOLLCA*
Sallatë me speca, fasule dhe misra

2 speca të verdhë
250 gr fasule të kuqe te ziera
3 lugë gjelle misra të zier
1 qepë e njomë
½ lime (limon jeshil)
5 lugë gjelle lëng perimesh
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Nenexhik të fresket
Kripë
Piper i zi

Në një tas vendosim fasulet e kuqe dhe misrat e zier, qepën e njomë të prerë në unaza dhe nenexhikun e grirë. Trazojmë në një gotë lëngun e limonit, lëngun e perimeve, vajin e ullirit, kripën, piperin e zi dhe një thelpi hudhër të shtypur. E vendosim këtë marinadë në tasin me fasule dhe misër dhe e trazojmë mirë. Specat e verdhë i ndajmë në dy pjesë dhe i pastrojmë mirë nga farat. Hapësirën boshe të specave të verdhë e mbushim me fasulet dhe misrat e marinuar dhe e zbukurojme pjatën me gjethe nenexhiku.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: