Nga: ZONJA VJOLLCA*

SALLATE ME SPINAQ
1 tufë spinaq
50 gr pançetë
1-2 kokrra vezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Arrë moskat
1 lugë gjelle majonezë
1 lugë gjelle salcë kosi

Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri skuqim pançetën duke e bërë krokante, më pas shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Rrahim një kokërr vezë dhe ia shtojmë menjëherë spinaqit duke e rregulluar me kripë dhe arrë moskat. Në një tas trazojmë majonezën me salcën e kosit dhe e servirim bashkë me spinaqin me vezë e pançetë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: