NGA ZONJA VJOLLCA

 

1-2 qepë të njoma

1 lugë gjelle koper ose majdanoz

1 thelpi hudhër

350 gr krem djathi ose gjizë

1 lugë çaji gjalpë

4 lugë gjelle fara susami ose arra

2 gjethe radikio

1-2 kastraveca

100 gr rrepa të kuqe

2 lugë gjelle uthull balsamike

3 lugë gjelle salcë soje

1 lugë kafeje mustardë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Pak sheqer

Kripë

Piper i zi

 

Trazojmë mirë qepët e njoma me majdanozin e grirë imët, kremin e djathit, gjalpin, kripën dhe piperin e zi. Në një tigan pa yndyrë pjekim farat e susamit derisa ato të fillojnë të zverdhen. Ndërkohë me masën e përgatitur me qepë të njoma dhe krem djathi formojmë topëza të vegjël dhe më pas ato i spërkasim me farat e susamit (ose me arra të pjekura). Presim kastravecat në shirita të hollë, rrepat i presim disa në disqe disa në kubikë të vegjël. I vendosim në pjatë ku kemi shtruar dy gjethe radikio më pas i spërkasim me dresingun e përgatitur me uthull, salcë soje, mustardë, susam, pak sheqer dhe vaj ulliri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb