Nga: ZONJA VJOLLCA*

Sallatë jeshile
100 gr bishtaja
3 karrota
Rrepa të bardhë
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji mustardë
Vaj ulliri
Uthull të bardhë vere
Kripë
Piper i zi

Pastrojmë bishtajat dhe i vendosim në një enë me avull për 10 minuta. Ndërkohë presim karrotat dhe rrepat në feta. I vendosim në sallatiere bashkë me sallatën jeshile. Përgatisim salcën duke trazuar në një tas vajin e ullirit, me uthullën, mustardën, kripën, piperin dhe hudhrën e shtypur.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb