NGA ZONJA VJOLLCA*

100 gr sallatë jeshile
100 gr rukola
70 gr misra
1 spec i kuq
3 lugë gjelle ullinj të zi
100 gr djathë të bardhë
1 filxhan çaji thjerrëza
1 degë selino
1 lugë gjelle majdanoz të grirë
1 lugë çaji mustardë
2 lugë gjelle uthull të bardhë
1 lugë kafeje mjaltë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Në një tas përziejmë sallatën jeshile, rukolën, specin e kuq, misrat, ullinjtë të prerë në unaza dhe djathin të prerë në kubikë. Thjerrëzat i lemë të ziejnë për 20 minuta në temperaturë mesatare. I kullojmë dhe i lemë të ftohen pak, më pas i bashkojmë me përbërësit e tjerë. Përgatisim salcën shoqëruese të sallatës duke trazuar vaj ulliri, mustardë, pak mjaltë, uthull, kripë dhe piper.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: