NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 kokrra vezë
1 tufë e vogël sallatë jeshile
1 grusht rukola
1 radikio e vogël
1 karrotë, 1 kastravec
100 gr domate qershi
2 qepë të njoma
80 gr djath
150 gr proshutë e tymosur
2 lgj fara luledielli
50 ml lëng viçi
1 lç mustardë, 1 lç mjaltë
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Fillimisht vendosim vezët në ujë të vluar me kripë të ziejnë për 8 minuta.

Në një tas përziejmë 50 ml lëng viçi, vaj ulliri, mustardë, mjaltë, kripë dhe piper të zi.

Presim kastravecin në feta të hollë, ndërsa karrotën e grijmë në rende nga pjesa më e trashë. Domatet i presim në gjysma, qepët e njoma i presim në unaza hollë dhe më pas në një tigan pa yndyrë pjekim farat e lulediellit.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: