Salma Hayek veshi bikinit dhe shkoi për të notuar, siç duket nga fotot e postuara në Instagram.
Mbrëmjen e së mërkurës, më 31 korrik, aktorja meksikane ka postuar përmes profilit të saj personal, i cili numëron më shumë se 28 milionë ndjekës, një sërë fotosh ku pozon pranë pishinës, pa treguar se ku po pushon.
E veshur me bikini jeshile me detaje rozë, ylli meksikan është fotografuar duke marrë rreze dielli në një dyshek të bardhë. “Në pritje të gushtit”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
View this post on Instagram
Aktorja u ka treguar ndjekësve të saj se e pëlqen veçanërisht verën dhe fotot nga deti. Më herët në qershor dhe me rastin e Ditës Botërore të Oqeaneve, ajo ka postuar një video, në të cilën dikush e ka regjistruar teksa “luftonte” me dallgët. Në klip, Hayek përpiqet të dalë nga uji, por dallgët e bllokojnë dhe e rrëzojnë dhe ajo shpërthen në të qeshura.