Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Salvador Kaçaj, ka pritur këshilltarin e Berlusconi-t, teksa ka diskutuar për bashkëpunime konkrete sidomos në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Marco Marrone, këshilltar i Paolo Berlusconit, dhe Saverio Abate, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë Italiane të Bujqësisë.
Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, shkëmbimin e eksperiencave mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe mbi potencialin e padiskutueshëm që ka vendi ynë për të prodhuar dhe eksportuar produkte cilësore.
Faleminderit për vizitën dhe gatishmërinë për të ndërtuar ura konkrete bashkëpunimi!”.
(BalkanWeb)