ITALI

Qeveria italiane kërkon ekstradimin e dhjetëra ish-terroristëve të arratisur, theksoi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini pas kapjes së militantit terrorist Cesare Battisti.

“Ky nuk është fundi i tregimit, por fillimi i tij”, thotë Salvini në një konferencë shtypi në aeroportin ”Ciampino” të Romës.

“Unë jam i sigurt se forcat tona të sigurisë, me ndihmën e shërbimeve të huaja sekrete do të jenë në gjendje të sigurojnë për drejtësinë italiane dhe burgjet italiane dhjetëra kriminelë dhe vrasës të tjerë që enden dhe jetojnë në Europë dhe në mbarë botën”, shtoi Salvini.

Sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”, rreth 40 ish-terroristë italianë të majtë dhe të djathtë janë fshehur jashtë vendit, kryesisht në Francë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: