ITALI

Një kaos i vërtetë po ndodh në Siri, ku ish-gjenerali i Muamar Gadaf, Khalifa Haftar ka kryer një ofensivë tjetër me ushtriinë e tij në Tripoli.

Në lidhje me ngjarjet nga Libia, ka reaguar ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini.

Numri një i Ministrisë së Brendshme të Italisë tha se në varkat e emigrantëve libianë, bashkë me migrantë, po vijnë edhe terroristë.

“Portet e vendit do të mbeten të mbyllura. Kjo për shkak të rrezikut terrorist. Në varkat me emigrantë që vijnë nga Libia, ka edhe terroristë. Për sa kohë është ky realitet, portet italiane do të mbeten të mbyllura”, tha Salvini.

Mateo Salvini nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse politika e tij e ashpër migratore do të ndryshojë, në rast të shpërthimit të një lufte totale në shtetin libian.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb