Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë prej kohësh, por ky i fundit ende e kujton atë për mirë. Në një bisedë me E!News, modeli amerikan me origjinë iraniane tha se ishte mirënjohës për kujtimet që ndau me këngëtaren dhe pranoi se mësoi shumë nga martesa e tyre, e cila zgjati pak më shumë se një vit.

“Mëson shumë nga të qenit në marrëdhënie në përgjithësi. Unë i vlerësoj të gjitha përvojat e mahnitshme që kam marrë”, tha Asghari, duke shtuar se ai besonte se ishte “i rritur si njeri” për shkak të romancës së tij me Britney-n.

Ai shtoi se Britney do të jetë gjithmonë një pjesë e tij, ndërsa e përshkroi atë si një njeri të mahnitshëm.

Sam Asghari flet për Britney Spears pas ndarjes: "Ajo ishte e

Duke e çmuar të kaluarën e tij, 30-vjeçari tha se mezi pret të ardhmen. “Unë gjithmonë do të festoj të shkuarën, do të mësoj për të kaluarën dhe do të vazhdoj në të ardhmen.”.

Ndërkohë, Sam zbuloi se po ndërton karrierën e tij në aktrim dhe se i pëlqen shumë natyra konkurruese e industrisë.

Sam Asghari flet për Britney Spears pas ndarjes: "Ajo ishte e

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb