Këngëtari britanik, Sam Smith ndodhet në vendin e parë në toplistën zyrtare të albumeve në Britani.

“In the Lonely Hour” nga Smith siguroi vendin e parë për herë të tetë, duke lënë Madonnën në vendin e dytë.

Albumi i Smith është shkarkuar online më shumë se 3600 herë këtë javë dhe në toplistë mposhti Madonnën me diferencë prej 12 mijë kopjesh të shitura.

Smith pati sukses edhe me këngën “Lay Me Down”, të cilën e ka në bashkëpunim me John Legend, duke udhëhequr toplistën zyrtare në kategorinë e këngëve.

Albumi i titulluar “X” i Ed Sheeran ndodhet në vendin e tretë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: