Këngëtari britanik, Sam Smith, ka thënë se nuk do të pranojë kurrë që të performojë në Rusi për shkak të trajtimit të rëndë që i bën ai shtet komunitetit LGBT.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është përballur me shumë akuza viteve të fundit për shkak se qeveria e tij kishte aprovuar ligje kundër homoseksualëve.

“Nuk e urrej Rusinë, por nuk do të shkoj kurrë atje, sepse ajo që ky shtet i bën komunitetit të homoseksualëve është e neveritshme dhe kjo më zemëron shumë”, ka thënë Smith.

“E kam thënë edhe më parë, pavarësisht miliardave që do të më ofronin, nuk mund të shkoj dhe mërzitem sepse kam fansa të shumtë rusë. Ata më kontaktojnë vazhdimisht në Twitter”, ka shtuar ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: