ATHINË– Një sulm verbal nda SYRIZA-s ka shpalosur kryeministri grek, Antonis Samaras, gjatë fjalimit në sekretariatin politik të partisë së djathtë greke ”Demokracia e re” duke akuzuar partinë kryesore të opozitës për injorancë dhe arrogancë, ndërsa u shpreh optimist se do t’i fitojë zgjedhjet, armët e të cilave do të jenë e vërteta dhe përgjegjësia.


“Beteja elektorale që kemi përpara është më e rëndësishmja që po bëhet në Greqi për dekada të tëra”, deklaroi Samaras.


”Populli ynë nuk i donte zgjedhjet, sepse krijojnë rreziqe në kohën që vendi ka dalë nga recesioni. Megjithatë, vendin e çoi në zgjedhje një minoracë, që u koalicionua me deputetë që përfshiheshin tek SYRIZA dhe ‘Agimi i Artë”, theksoi ai.


”Kjo aleancë e të papërgjegjshmëve dhe ekstremistëve anuloi çdo përpjekje konsensusi. Dhe si mund të bësh konsensus me shantazhimin nga minoranca e parlamentit? Konsensus për destabilizimin e vendit, në momentin që Greqia po e ngrinte kokën lart. Konsensus ndaj përçarjes së brendshme dhe izolimit të jashtëm të vendit. Të gjitha këto i zgjodhën ata, ne u qëndruam përballë. Ne qëndrojmë në këmbë dhe kemi të drejtë në tri gjëra, ecurinë europiane të vendit që ata e minojnë, zhvillimin që sapo filloi dhe që ata me çdo mënyrë duan ta anulojnë dhe normalitetin demokratik, që ata me çdo mënyrë duan ta hedhin në erë”, deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras.
(ma.ar/ANA-MPA/BalkanWeb)