GREQI- Sfida e zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 25 janar është qëndrimi i vendit në Bashkimin Evropian, konfirmoi sot kryeministri grek konservator, Adonis Samaras duke iu referuar një fitoreje të mundshme të së majtës radikale ”Syriza”.

Duhet të hyjmë në betejën e zgjedhjeve me përgjegjësi sepse nga kjo betejë varet mbajta e vendit në Evropë”, deklaroi ai gjatë një takimi me presidentin e Republikës, Carolos Papulias.

Adonis Samaras shkoi sot në residencën presidenciale për të kërkuar shpërndarjen e Parlamentit, ashtu si e parashikon Kushtetuta dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 25 janar.

“Zgjedhjet nuk ishin të nevojshme”, deklaroi Samaras duke shprehur keqardhje për mungesën e konsensusit mes deputetëve, që çuan në zgjedhje të parakohshme në një moment që Greqia po negocion me Bashkimit Evropian dhe Fondim Monetar Ndërkombëtar për vazhdimin e një plani ndihme.

Një fitore e mundshme e ”Syriza”-s, që synon t’i japë fund politikave shtrënguese dhe të negociojë për një ristrukturim të ri të borxhit, ka ngjallur shqetësim pas njoftimit për zgjedhje të parakohshme.

FMN-ja njoftoi se do të ndërpresë ndihmë në pritje për të parë më qartë situatën ndërkohë që ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble theksoi se nuk kishte asnjë alternativë tjetër për reformat e ndërmarra në Greqi.

Spektri i daljes së Greqisë nga zona euro është përsëritur herë pas here nga kreditorët dhe nga Samarasi, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të fundit legjislative në qershor të vitit 2012, kur vendi ndodhej në mes të krizës.

(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: