ATHINE-“Çdo deputet do të përballet me agoninë e popullit grek në turin e tretë të votimit për presidentin e republikës”, deklaroi kryeministri Antonis Samaras, para raundit të tretë të votimit për president. “Shpresoj që në votimin e tretë ta shmangim rrezikun kombëtar, aventurën kombëtare”, theksoi kryeministri dhe shtoi se në votimin e tretë “nuk do të ketë votë me abstenim, por votë me emër e mbiemër”. Samaras i ftoi gjithë deputetët që të mendojnë përgjegjësinë e tyre dhe mos ta shtyjnë vendin në një aventurë kombëtare. Nga ana e tij, kreu i SYRIZA-s, Aleksis Cipras deklaroi se “as parlamenti dhe as populli kanë për t’i dhënë çek të bardhë zotit Samaras që të vazhdojë memorandumet dhe të zbatojë kërkesat e shtrëngesës, që presin pensione, shtrenjtojnë barnat dhe plaçkitin shoqërinë”. Ai paralajmëroi se me vitin e ri Greqia do të ndryshojë faqe. “Me demokraci, me mandat të fuqishëm popullor për negociata të vërteta, me optimizëm do t’ia arrijmë”, deklaroi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras.

(d.b/a.jole/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: