Besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe mbarë bota kanë vizituar këtë javë Malin e Tomorrit, në pelegrinazhin e përvitshëm që bëhet në këtë tempull të shenjtë.

Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi në një intervistë dhënë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se më shumë se 700 mijë pelegrinë vendas e të huaj kanë vizituar Malin e Tomorrit. Samarxhi u shpreh se Mali i Tomorrit përmendet që në lashtësi.

“Në Malin e Tomorrit nuk vijë vetëm besimtarë shqiptarë, por edhe të huaj. Kjo sepse është një mal i shenjtë, kemi të bëjmë me majën e Dodonës, e vjetër dhe e lashtë. Mali i Tomorrit që njihet si Baba Tomorri dhe Eskili e përmend në “Promotheu i lidhur”. Eskili e konsideron Dodonën si majë të shenjtë, më e vjetra dhe më e lashta. Ky tempull nga autorë të tjerë grekë cilësohet si më e vjetra, si pellazgjike. Pra, është tempulli më i lashtë në tokë”, tha Samarxhi.

Gazetari Ferdinand Samarxhi tha se pelegrinët sa vijnë dhe shtohen es e kjo vjen për shkak se ata gjithmonë e më shumë marrin informacion për vlerat që ka Mali i Tomorrit.

“Pelegrinazhi sa vjen dhe po bëhet më i vizituar. Kjo vjen edhe për shkak se po përhapet informacioni, për të treguar se çfarë tregon Mali i Tomorrit, historinë që mbart. Ky pelegrinazh po merr përmasa ndërkombëtare. Edhe Kurbani ka domethënien e madhe, sepse bëhen fli për të mirën e njerëzimit, njësoj siç bëheshin fli për Apolonin. Duhen falënderuar zyrtarët e Bashkisë Berat, policia, të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë organizim të jashtëzakonshëm.”, deklaroi ai.

Samarxhi tregoi se Mali i Tomorrit edhe këtë vit është vizituar nga personalitete politike të shquara shqiptare, ku ndër të tjera përmendi edhe presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Mund të them se shkëlqesia e tij presidenti Ilir Meta gjithmonë e ka vizituar Malin e Tomorrit, duke nderuar edhe më shumë këtë vend të shenjtë. Ky vend tepër i shenjtë i jep shpresë Shqipërisë, vendit, për të bërë përpara. Kreu i shtetit Meta dha mesazh kombëtar. Në këtë ceremoni ishte edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i cili bëri thirrje për paqe mes shqiptarëve. Abaz Aliu është një figurë emblematike, një figurë që udhëheq njerëzit në jetë, i bën më të emancipuar në mendim”, u shpreh Samarxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb