Dita e fundit e samitit të bllokut BRICS në qytetin jugperëndimor rus Kazan ka filluar, me pikën kryesore të takimit mbi kontaktit dhe shtrirjen e bllokut, respektivisht në formatin ‘BRICS Outreach/Plus’, raporton Anadolu.

Ky takim përfshin vende që nuk janë anëtarë të grupit BRICS, por janë të interesuara për të forcuar lidhjet e tyre me bllokun ekonomik.

Komiteti organizativ i grupit BRICS ka njoftuar se 36 vende do të marrin pjesë në takim, me 22 të përfaqësuara nga krerët e shteteve, përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjithashtu të pranishëm janë liderë nga Azia, Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine, si dhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare.

Delegacioni rus udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin, i cili po ashtu ka planifikuar disa takime dypalëshe, përfshirë me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Sot më vonë, Putin do të mbajë një konferencë për media në përfundimin e samitit 3-ditor.

Dje, krerët e bllokut BRICS miratuan “deklaratën e përbashkët”, e cila përfshinte rezultatin e samitit dhe mandatin e Rusisë së kryesuese e BRICS-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: