Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk e ka ftuar presidentin e Iranit Hassan Rouhani në samitin e G7 që do të mbahet në Biarritz më vonë këtë muaj, thanë të mërkurën burimet diplomatike franceze.

Zyrtarët demantuan deklarimet e faqes Al-Monitor se Macron ftoi Ruohani të takohej me presidentin e SHBA-së Donald Trump në një takim të G7 në fund të gushtit.

Sipas faqes në internet Al Monitor, Rouhani e hodhi poshtë ofertën.

Presidenti Rouhani tha javën e kaluar se vendi i tij është gati për më të keqen në luftën për të ruajtur një marrëveshje bërthamore me fuqi të mëdha, përfshirë Francën, të cilën SHBA e kanë refuzuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb