Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un, kanë zhvilluar takimin historik në Singapor. Disa muaj më parë, dy liderët replikonin në distancë në lidhje me madhësinë e butonit të armëve bërthamore që kishin në tryezën e punës. Por muajt e fundit, tonet u zbutën duke i lënë vendin një marrëveshjeje që konsiderohet si historike mes Shtëpisë së Bardhë dhe vendit të izoluar.

Të dy palët dolën të kënaqur nga takimi, i cili sipas presidentit Trump do t’i hapë rrugë një ndryshimi të madh. Po çfarë parashikon marrëveshja e firmosur nga Trump dhe Kim Jong un? Ky është teksti i plotë i dokumentit të firmosur nga dy palët.

Teksti i plotë u publikua nga agjencia koreanoveriore “Yonhap” dhe televizioni “CNN”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë (DPRK), Kim Jong Un, zhvilluan një takim të parë historik në Singapor, më 12 qershor 2018.

Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un patën një shkëmbim opinionesh gjithëpërfshirës, të thelluar dhe të sinqertë, për çështje që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA-së dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, DPRK, si dhe ndërtimin e një regjimi paqeje afatgjatë dhe të fortë në Gadishullin Korean. Presidenti Trump u zotua t’i ofrojë DPRK-së garanci sigurie, dhe Kryetari Kim Jong Un përforcoi angazhimin e tij të qëndrueshëm dhe të palëkundur për ç’armatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Me bindjen se vendosja e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK do të kontribuojë për begatinë e Gadishullit Korean dhe të botës, si dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit reciprok mund të nxisë ç’armatosjen bërthamore të Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un deklarojnë si më poshtë:

1- Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për vendosjen e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK, në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe begati.
2- Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një regjim afatgjatë dhe të qëndrueshëm paqeje në Gadishullin Korean.
3-Duke rikonfirmuar Deklaratën e Panmujom-it të nënshkruar më 27 prill 2018, DPRK-ja angazhohet për të punuar drejt ç’armatosjes së plotë bërthamore të Gadishullit Korean.
4- Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për gjetjen e eshtrave të ushtarakëve, si dhe për rikthimin e menjëhershëm të eshtrave të identifikuara.

Duke pranuar se samiti SHBA – DPRK, i pari në histori, ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe, që lë pas dekada tensionesh dhe armiqësie mes të dy vendeve, si dhe duke hapur një të ardhme të re, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un angazhohen të zbatojnë plotësisht dhe me shpejtësi parashikimet e kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për zhvillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të mëtejshme të kryesuara nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo dhe nga një zyrtar i nivelit të lartë i DPRK-së, për të zbatuar rezultatet e takimit SHBA – DPR

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: