Kohët e fundit, cigaret elektronike si pjesë e alternativave të reja të duhanpirjes dhe efektet e tyre shëndetësore janë shndërruar në një pikë qendrore të debateve shkencore.

Sipas shkencëtarëve, alternativat e duhanpirjes të cilat u rekomandohen duhanpirësve që nuk heqin dot dorë nga duhani, eliminojnë një pjesë të dëmeve që shkaktohen nga tymi i duhanit. Këto alternativa ndahen në cigare elektronike dhe duhan me ngrohje. Ndryshimi mes tyre qëndron në mënyrën e funksionimit, ku cigaret elektronike ngrohin nikotinën e lëngshme, ndërsa pajisje si IQOS, ngrohin fije duhani të mirëfillta.

Në situatën e krijuar gjatë muajve të fundit, sëmundja misterioze e mushkërive është lidhur me cigaret elektronike.  Por a është e vërtetë që cigaret elektronike janë shkaktarë të sëmundjes misterioze në mushkëri, e njohur kohët e fundit si EVALI? A ka të bëjë kjo vetëm me cigaret elektronike që përmbajnë vaj THC? Çfarë lidhje ka Vitamina E? A duhet të ndalohet vaping për shkak të adoleshentëve? Çfarë do të ndodhë me të rriturit që përpiqen të lënë cigaren tradicionale?

Të gjitha këto pyetje morën përgjigje në Samitin e shtatë të cigareve elektronike që u zhvillua gjatë muajit nëntor në Londër, ku ishin të pranishëm shkencëtarë, mjekë dhe ekspertë teknikë nga e gjithë bota.

Varësia e adoleshentëve nga ‘vaping’ është e ekzagjeruar

Profesori Martin Jarvis (University College London) vuri në dukje se varësia e të rinjve nga ‘vaping’ nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mendohet. Veçanërisht:

  • Përdorimi i cigareve elektronike është i lidhur ngushtë me përvojën e pirjes së duhanit (nëse një i ri ka provuar ose ka pirë cigare tradicionale më parë, ai/ajo ka më shumë të ngjarë të kaloj tek ‘vaping’);
  • Numri i duhanpirësve të rinj ka rënë vazhdimisht pas shpikjes dhe popullarizimit të cigareve elektronike;
  • Të rinjtë që nuk kanë pirë cigare tradicionale nuk krijojnë varësi.

Sipas Deborah Arnott (Drejtuese e Lëvizjes mbi Pirjen e Duhanit dhe Shëndetin), 40% e të rinjve që braktisnin duhanin ishin në gjendje ta bënin atë falë ‘vaping’. Nga ana tjetër, ajo pranon se tregu duhet t’i nënshtrohet rregullimit në mënyrë që promovimi dhe pozicionimi i produkteve ‘vape’ të mos tërheqë adoleshentët.

Produktet ‘Vape’ kryesisht përdoren për një qëllim të mirë

Një nga qëllimet kryesore të ‘vaping’ është të parandalojë disa prej dëmeve që shkaktohen nga duhanpirja, tha Robert West, Profesor i Psikologjisë Shëndetësore, College University London. Sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme, pasi shumë ish-duhanpirësit rikthehen tek cigaret pas një farë kohe.

Profesori West theksoi se studimet e lidhjeve të shumëfishta shfaqen si studime rastësore kur bëhet fjalë për ‘vaping’. Kjo është mënyra se si ne marrim të dhënat e “tmerrshme” që bëjnë që edhe cigaret tradicionale të duken më pak të frikshme.

Produktet “vape’ nuk janë “pa rrezik” por janë “më pak toksike”

Cliff Douglas, Drejtor i Qendrës së Kontrollit të Duhanit të Shoqatës Amerikane të Kancerit, tha se përpjekja agresive për të kufizuar përdorimin e “vape” midis adoleshentëve ka rezultuar në një situatë kur të gjithë i harruan të rriturit. Dhe vdekjet e shkaktuara nga ‘vaping’ (me vaj THC dhe Vitamine E) ku u regjistruan 40 vdekje në krahasim me 240,000 vdekje nga pirja e duhanit gjatë së njëjtës periudhë, nuk e bën ndryshimin,

Profesori John Britton (Universiteti i Nottingham) e pranoi që “vaping”  ka një pengesë. Cigaret elektronike mund të përmbajnë disa nga të njëjtat substanca të dëmshme të tymit i duhanit, përfshirë acrolein dhe aceton (edhe pse përmbajtja e tyre është shumë më e ulët). Përveç kësaj, produktet ‘vape’ përmbajnë nikotinë që rrit ngurtësinë e aortës dhe presionin e gjakut, e cila ndikon në shëndetin kardiovaskular. Sidoqoftë, sipas Konstantinos Farsalinos (Qendra e Kirurgjisë Kardiake Onassis), kafeina ka një efekt të ngjashëm në trupin tonë. Kjo është arsyeja pse nuk këshillohet që të konsumojmë shumë kafe.

Ekziston vetëm një model i provuar për heqjen dorë nga pirja e duhanit

Ulja e dëmeve është qëllimi kryesor i fushatës kundër pirjes së duhanit në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe, edhe pse ky vend vazhdimisht akuzohet se ka rënë nën kontrollin e kompanive të duhanit, Mbretëria e Bashkuar ka kryesuar listën e vendeve që nuk ndikohen prej industrisë së duhanit sipas Global Interference Index.

Sekreti është se institutet kërkimore britanike dhe organizatat filantropike punojnë të mirë organizuara në arritjen e një qëllimi të përbashkët – shëndetin publik.

Kështu që, Research Cancer UK ka financuar 57 studime mbi ‘vaping’ që nga viti 2014.

Profesori Jean-François Etter (Universiteti i Gjenevës) përmendi rastin e FONDACIONIT PËR NJË BOTË PA TYM – një organizatë filantropike e krijuar nga Philip Morris International për të dhënë grante për projekte dhe organizata që synojnë të zvogëlojnë dëmin e duhanpirjes.

Më tej në konferencën për media, Gizelle Baker, Drejtuese për Angazhim Global Shkencor, PMI, theksoi se sëmundja dhe vdekja shkaktohen nga elementët kancerogjenë dhe toksinat në tymin e cigareve, sesa nga nikotina, fakt ky i njohur botërisht.

Ajo çfarë mundësojnë cigaret elektronike është zvogëlimi i ekspozimit ndaj toksinave. Ky fakt ka rëndësi duke marrë parasysh që sipas shkencëtarëve, do të kemi akoma 1 miliardë duhanpirës deri në vitin 2025.

Ndalimi i cigareve elektronike do të jetë kundër produktiv dhe këtu është arsyeja pse

Clive Bates, Drejtor i The Counterfactual, thotë se rritja e çmimit të cigareve elektronike dhe ndalimi i tyre do të përkeqësojnë situatën, në vend që ta përmirësojnë atë. Për të mbështetur idenë e tij, ai përmend rastin e SNUSIT (duhanit pa tym) në Finlandë dhe Suedi. Në vitin 1995, në të dy vendet numri i duhanpirësve që linin duhanin ishte në rënie, por kur SNUS u ndalua në Finlandë me iniciativë të BE-së, numri i duhanpirësve që linin duhanin vazhdonte të binte në Suedi, por jo në Finlandë.

Për të mos përmendur që një ndalim ka 99.9% të ngjarë të krijojë problemin e produkteve të falsifikuara të cilat janë të pasigurta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: