Pavarësisht se në një video të postuar nga kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama dukej disi i “spostuar” nga Merkel, ai e ka gjetur shtegun për të biseduar vetëm për vetëm me të.

Në një video të siguruar nga “BalkanWeb” ai shfaqet në krah të kancelares Merkel dhe të dy bashkë bisedojnë gjatë.

Vetë kryeministri ka publikuar sot “Foton e ditës” dhe aty shfaqet me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila ka qenë e ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Poznan, Poloni prej dy ditësh.

Në këtë samit marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb