TIRANË

Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24” duke folur për Samitin e Berlinit, tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Nesho deklaroi se në Berlin vërtetë nuk u mor një vendim, por “u tërhoq veshi” për të vepruar sipas normave europiane.

“Samiti i Berlinit është qartësisht e dukshme që është bërë posaçërisht për Ballkanin Perëndimor. Merkel e ka iniciuar këtë samit. Samiti u bë për anëtarësim të mëtejshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Gjermania dhe Franca janë dy shtetet, që kanë rol parësor në hapësirën europiane.

Europa po e kalon krizën e vet dhe do të zgjidhë ato në Ballkanin Perëndimor. Është problem Kosova, ka probleme në Bosnjë, në vendin tonë në Shqipëri sigurisht, në Maqedoninë Veriore. Në samit nuk u mor një vendim me rëndësi, por Europa tregoi se në këtë rajon është zonjë e vetes”, tha Nesho.

Diplomati Agim Nesho theksoi se në Ballkanin Perëndimor ka një paradoks, pasi populli e do integrimin në BE, ndërsa liderët dhe grupet e interesit jo aq, për shkak të korrupsionit, lidhjeve me krimin etj, të cilat bien ndesh me parimet europiane.

Nesho vlerësoi se BE tregoi në Samitin e Berlinit se ajo vendos edhe në këtë rajon, se kufijtë nuk mund të ndryshohen dhe integrimi do të bëhet sipas standardeve të Bahkimit Europian.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb