BERLIN

Një ditë para se të nisë Samiti i Berlinit, kancelaria gjermane ka publikuar axhendën e takimit. Fillimisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të presë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa më pas do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Pas bisedës që do të zhvillojë me shefin e qeverisë shqiptare, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vijojë më pas diskutimet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, bisedë kjo, e cila do të pasohet edhe me një konferencë të përbashkët shtypi.

Njoftimi për shtyp i Kancelarisë:

Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares  Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , z. Zoran Zaev, për një bisede.

Me pas Kancelarja do te kete një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor”-thuhet në njoftim.

Samiti i Berlinit pritet të jetë një përballje e fortë mes Kosovës dhe Serbisë.  Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, thuhet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i kërkojë homologut të tij serb njohjen e pavarësisë pa asnjë kusht.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: