Mediat greke shkruajnë se në Tiranë u mbajt Samiti i Brdo Brijun dhe se një ngjarje e tillë synon të bëjë realitet “Shqipërinë e madhe”. Sipas gazetës greke “Tribune.gr”, synimi i Tiranës zyrtare është që të bëjë realitet të që dëshiron, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Kjo gazetë ka cituar Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në këtë samit “po fliten gjëra të cilat mund të dërgojnë në destabilitet rajonal”. “Duhet të theksohet se që nga viti 2017, pozicioni grek është i qartë: Kushdo që tenton të ndryshojë kufijtë në Ballkan, do të përballet me forcën greke”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shkrimin e medias greke nënvizohet se Samiti i Brdo –Brijum ka synim stabilitetin rajonal. Këtë vit, samiti u mbajt në Tiranë, Shqipëri, më 8-9 maj. Liderët rajonalë u takuan në Tiranë në këtë samit, nën udhëheqjen e përfaqësueses së lartë të BE  Federica Mogherini.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb