TIRANE

Njeriu i memeve, Genc Sejko dhe gazetari Genc Burimi të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “A Show” komentuan Samitin e Diasporës, të mbajtur javën që shkoi në Tiranë. Në një lidhje direkte nga Londra, Genc Sejko e cilësoi samitin një dasmë pa nuse, pasi atë e refuzoi Vatra.

“Samiti i Diasporës në Tiranë ishte një dasëm pa nuse. Pse e them këtë? Sepse e refuzoi Vatra dhe kur të refuzon Vatra të ka refuzuar nusja. Pat një samit të rëndësishëm, i bëri bashëk shqiptarët por u zhvillua në Tuz”, u shpreh ai.

Ndërsa në një lidhje direkte nga Parisi, gazetari Genc Burimi tha se, “Përshtypja ime është pozitive. Është hera e parë që jetësohet ky samit, ka vlerë historike, por diasporës duhet t’i jepet më shumë se kaq, e drejta e votës. Ky samit nuk ka asnjë vlerë, veç vlerës simbolike. Ishte ushtrim i rëndonë komunikacioni për Edi Rmaën, e moi peng diasporën për luftën e tij të brendshme”,- tha Burimi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb