Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në Samitin e Kotorit është shprehur optimist për progresin që po bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimit, për integrimin në BE.

Ai u shpreh se bashkëpunimi mes vendeve lehtëson problemet politike, duke thënë se ‘sa më shumë të bashkëpunojmë aq më pak luftojmë.’

“SHBA kanë dashur prej kohës ta shohin Europën të bashkuar dhe me një ekonomi të lirë. Duke qenë se Ballkani po bën progres në këtë drejtim, ku është dhe në interesin tonë. Jam shumë i inkurajuar të shoh këtu për një treg të përbashkët rajonal dhe aksesin në tregun e përbashkët të BE-së. Ka patur debate të rreme për vite me radhë por tani mendoj se po ecim përpara në këtë aspekt. Flasim për tregun e përbashkët sikur është një oportunitet për të ardhmen e vende të rajonit, për njerëzit që punojnë çdo ditë, por dhe për ata zyrtarë që diskutojnë dhe punojnë çdo ditë për kapitalin njerëzor.

Natyrisht kemi dhe institucionet financuare që mund të ndihmojnë mbi implementimin e reformave. Por duhet të ndodhë dhe një lëvizje kushtetuese e përbashkët. Qëllimi ynë është që fuqia punëtore dhe produktet të lëvizin në mënyrë të lirë, më të lehtë dhe më pak të kushtueshme se më parë. Ndaj le t’i ndajmë këto të dhëna me njëri-tjetrin dhe t’i shqyrtojmë. Në këtë mënyrë Ballkani mund të sigurojë gjysmë miliardë euro fitime nga reduktimi i shpenzimeve. Nëse këto gjëra bëhen, do të shohim se dhe disa nga problemet politike do të lehtëson. Sa më shumë të bashkëpunojmë aq më pak luftojmë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: