Një operacion i gjerë antidrogë po kryhet nga Shërbimi Qendror Operativ dhe Skuadra ajrore e Bolonjës, e koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Bolonjës, në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar i specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Gjermania. Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Sammogia”, u vunë në pranga në Vlorë shtetasit; Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.
Gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, Departamentit të Policisë Kriminale pranë Interpol Kombëtar. Hetimet zbardhën se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës, shpërndanin disa kilogramë kokainë në javë në të gjithë territorin kombëtar për blerës të shumtë, bashkatdhetarë të tyre. Organizata shqiptare mundi të furnizohej edhe me sasi të konsiderueshme marijuane.
U monitoruan udhëtime të shumta të korrierëve shqiptarë nga Gjermania në Itali. Disa arrestime, me bashkërendimin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, janë kryer edhe në Shqipëri dhe Gjermani, me bashkëpunim të forcave të policisë përkatëse. Konkretisht u kryen 13 masa shtrënguese dhe u hetuan gjithsej njëzet e dy persona. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 26.5 kg kokainë dhe 11 kg marihuanë dhe u arrestuan në flagrancë 5 persona. Në orën 10:30 do të mbahet një konferencë për shtyp në selinë e policisë së Bolonjës.
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”.
Operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani. Finalizimi i tij, rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Departamentit të Policisë Kriminale/Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri.
Pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali, për trafikim narkotikësh, lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas. Si rezultat i partneritetit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese italiane, të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh dhe operacione të njëpasnjëshme të përbashkëta, me objektiv kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, Departamenti i Policisë Kriminale/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, finalizuan operacionin ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.
Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit L. K., 52 vjeç, F. M., 38 vjeç dhe L. M., 33 vjeç. Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.
(BalkanWeb)