Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks, zbuloi një informacion të rëndësishëm në lidhje me telefonat e ardhshëm inteligjentë të Samsung-ut. Sipas @evleaks, Samsung Galaxy S7 do të ofrohet në 4 versione të ndryshme: Galaxy S7, Galaxy S7 plus, Galaxy S7 edge dhe Galaxy S7 edge Plus.

Seritë Galaxy S7 priten të zbulohen gjatë Kongresit Botëror të Telefonave, që zhvillohet në muajin shkurt. Gjatë këtij kongresi kompania koreane do të zbulojë gjithashtu çipin e ri Exynos 8890 të Samsung-ut.

Sakaq, seritë Galaxy S7 thuhet se do të përdorin një material të ri magnezi, dhe do të ofrojnë teknologjinë Hi-Fi të audios, shkruan krokodili. Veçori të ngjashme me teknologjinë 3D Touch të Apple-it do të jenë gjithashtu pjesë e telefonave.

Nuk dihet nëse versionet Plus do të prezantohen në të njëjtën kohë me telefonat e tjerë Galaxy – megjithatë një gjë është e sigurt, katër telefona Galaxy S7 do të dalin në treg vitin e ardhshëm. Më pas do të vijnë edhe seritë Active, Neo dhe Mini.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: