Samsung po planifikon të krijojë pajisje të reja që nuk do të bazohen në sistemin operativ Android të Google-it. Këtë e kemi parë që tek televizorët inteligjentë të shfaqur në panairin CES 2015, të cilët të gjithë operojnë me sistemin Tizen. Tani kompania ka vendosur të krijojë më shumë pajisje që bazohen në sistemin Windows, me marrjen e licencës së re për pajisjet me ekran më të vogël se 9 inç. Gjiganti koreano-jugor ofron aktualisht dy telefona Windows, Ativ S dhe Ativ SE. Një zëdhënës i Samsung-ut deklaroi për gazetën Korea Times, “Samsung ka eksperimentuar me disa programe pilote për të sjellë softuerin Windows 8.1 tek pajisjet. Ajo është e interesuar që të promovojë pajisje mobile Windows.” Ky është një lajm i mirë për Microsoft-in, meqë Samsung vlerësohet më shumë se Apple sa i përket pajisjeve mobile që ajo ofron, por gjiganti koreano-jugor do që të mbyll fillimisht problemet ligjore. Sipas një zyrtari të Samsung-ut, nëse dy kompanitë rregullojnë çështjet e tyre gjyqësore, atëherë kompania mund të fillojë të prodhojë pajisje Windows Phone gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: