Burime të afërta me kompaninë Samsung raportojnë se kompania ka në plan të blejë kompaninë kanadeze BlackBerry për 7.5 miliardë dollarë. Sipas Reuters, ekzekutivët e Samsung-ut dhe BlackBerry-t janë takuar javën e kaluar për të vendosur një marrëveshje, dhe tani po këshillohen me ekspertë të ndryshëm mbi kushtet e blerjes.

Samsung i ka ofruar BlackBerry-t një shumë prej 13.35 dollarë deri në 15.49 dollarë për aksion.

Edhe pse BlackBerry nuk ka pasur shumë sukses në industrinë e telefonave inteligjentë, kompania ka një portofol të pasur të patentave (si tek hardueri ashtu edhe softueri), dhe sipas Reuters, kjo është edhe arsyeja kryesore së përse Samsung do që të blejë kompaninë BlackBerry. Direkt pas daljes së lajmit që Samsung ka në plan të blejë BlackBerry-in, aksionet e kompanisë u rritën me 30% dje.

Në nëntor të 2014-ës, Samsung dhe BlackBerry nënshkruan një marrëveshje që të bashkojnë platformën BES12 të BlackBerry-t me sistemin e sigurisë KNOX të Samsung-ut në një paketë të vetme të sigurisë për telefonat inteligjentë dhe tabletët Galaxy.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb