Është prezantuar sot në Kinë telefoni inteligjent Galaxy A9. Mësohet se kjo pajisje bën pjesë tek seritë Galaxy A të Samsung-ut, që kanë veçori shumë të mira.

Sakaq, parametrat e Galaxy A9 mësohet se janë; ekran 6 inç me rezolucion FullHD AMOLED. Ndërkohë, anësoret tek ekrani janë shumë të holla. Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 652 me 3GB dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microSD, ndërsa kamera parësore është 13 megapikselë me hapje f/1.9 dhe stabilizuesin optik të imazheve. Ndërsa kamera ballore është 8 megapikselë.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se telefoni ka edhe një sensor për gjurmët e gishtave, që gjendet brenda butonit kryesor. Ai operon me sistemin Android 5.1 Lollipop, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të dalë në treg pajisja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: