Seritë Galaxy S të pajisjeve të Samsung-ut zakonisht janë shitur mirë përgjatë viteve, por nuk po ndodh e njëjta gjë me gjeneratën e pestë të serisë Galaxy S.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Wall Street Journal, telefoni inteligjent Galaxy S5 i Samsung-ut është shitur shumë më pak se Samsung kishte parashikuar. Në tre muajt e para të daljes së tij në treg u shitën 12 milionë njësi, afërsisht 40% më pak se Samsung kishte parashikuar. Samsung pati një rritje vetëm në tregun amerikan, megjithatë ishte e pamjaftueshme sa të ndikonte në shitjet në të gjithë botën. Në raport theksohet gjithashtu se Samsung ka mbivlerësuar numrin e njësive që mund të shiste duke rritur edhe numrin e reklamave.

Samsung ka vendosur që të bëjë ndryshime radikale sa i përket divizionit të pajisjeve mobile, duke filluar që me gjeneratën e gjashtë të serisë Galaxy, Samsung Galaxy S6 (apo sido që të quhet), ku kompania ka premtuar se do të vijë me një vizion krejtësisht të ri.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb