Telefoni tjetër i ardhshëm Samsung që do të godas tregun mund të ketë një ekran fleksibil që është i pathyeshëm, duke ia dhënë kështu industrisë telefonin e parë të vërtetë, të palueshëm.

Gjiganti korean i elektronikës tha të mërkurën se paneli i telefonit i zhvilluar kohët e fundit është certifikuar nga Underwriters Laboratories, që do të thotë se është gati për t’iu ofruar konsumatorëve në pajisjet aktuale. Samsung tha se pret që paneli i ri të ketë aplikacione edhe në tregjet jo telefonike, si automobila, pajisje ushtarake të lëvizshme dhe lojëra mobile, ndër të tjera.

Përpjekjet e Samsung për të bërë një telefon të palueshëm vijnë pasi kërkesa për telefona të mençur po ngadalësohet. Është duke u bërë më e vështirë për krijuesit e telefonave për të bërë të ndryshme pajisjet e tyre, dhe konsumatorët nuk e ndjejnë nevojën për t’i ndërruar ato shpesh. Në tremujorin e katërt, shitjet e përgjithshme të njësive të telefonave ranë për herë të parë ndonjëherë, sipas Gartner.

Paneli fleksibël OLED është ndërtuar me një bazë substrate të pathyeshme, tha Samsung. Ekranet fleksibël aktualisht në dispozicion komercialisht kanë tendencë të shkatërrohen kur i nënshtrohen ndikimit të rëndë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: